Në Shqipëri u zhvillua një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, si dhe në kundërshtim të vizitës së fundit të kryeministrit Edi Rama në Izrael.
Protesta, e organizuar me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile, u mbajt para godinës së Kuvendit të Shqipërisë nën sloganin “Jo në emrin tim”, shkruan TRT Balkan Albanian.
Në demonstratë morën pjesë qytetarë dhe aktivistë, të cilët mbanin pankarta me mbishkrimin “Zullumit dhe barbarisë nuk i shtrëngohet dora”. /teve1.info/

Tags: Edi RamaGazaIzraelShqiperiTeve1
