Belinda Balluku ka përdorur të fortë dhe zyrtarë të kabinetit të saj për të intimiduar një dëshmitare për të ndryshuar dëshminë e saj në SPAK. Kjo është evidentuar në deklaratat e Prokurorëve të Posaçëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Juristi Marash Logu i ftuar në një studio televizive, argumenton pse SPAK do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ish numrin dy të qeverisë.
Ai zbulon se SPAK ka në dispozicion përgjime që i janë bërë personave të përfshirë në këtë çështje. Logu zbulon dhe se Autoriteti Rrugor Shqiptar, që është në në zemër të këtij hetimi, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur, apo ka sjellë vonesa dhe zvarritje në vënien në dispozicion të dokumentacionit që i duhet prokurorëve të posaçëm për të vijuar me hetimet.
Pjese nga biseda në studio e Marash Logut
Ditën që u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit për Rregulloren, mandatet dhe imunitetin, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike doli në në një konferencë për shtyp dhe ndau disa prej detajeve që tashmë janë edhe pjesë e atij raporti.
Nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, përfshirë dhe satelitet e tyre mediatik, u tha që këto janë tërësisht të pavërteta. Pra, që zoti Bardhi gënjeu këtu, gënjeu aty, e përgënjeshtroi SPAK-u e të tjera e të tjera dhe u shpërndanë disa lajme apo artikuj të porositur për të vendosur në pikëpyetje kredibilitetin e deklarimeve që u bënë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike pas asaj mbledhjeje.
Dhe jo në mënyrë të paqëllimshme, ne kemi vendosur dhe kemi përfshirë në raportin që është prodhuar tashmë nga anëtarët tanë në Këshillin për Rregullore, Mandate dhe Imunitetin, citime të drejtpërdrejta të prokurorëve të posaçëm, në mënyrë që të heqnim mundësinë kujtdo që të abuzojë. Këtë e kemi bërë duke i marrë deklarimet nga procesverbali i mbledhjes dhe duke i përfshirë ato që janë relevante për nevojat e atij raporti, duke i përfshirë drejtpërdrejtë në raport, duke konfirmuar se që ndanë përfaqësuesit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike me publikun pas asaj mbledhje ishin tërësisht të vërteta.
Pasi Belinda Balluku është marrë e pandehur, në mënyrë aktive ajo vetë, nëpërmjet vartësve të saj dhe të fortëve që i ka pjesë të rrethit të saj shoqëror, familjar e kështu me radhë, ka intimiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë dëshmitarët me qëllim që të dëmtonte dhe pengonte hetimin. Dhe për këtë, prokurorët e posaçëm nuk kanë ngelur as në nivelin e hipotezës apo të aludimit, por kanë paraqitur prova të drejtpërdrejta, përgjime që i janë bërë personave të përfshirë në këtë çështje në mënyrë të ndryshme, të cilët janë vënë nën presion qoftë nga vartësit, pjesë e kabinetit të Belinda Ballukut, apo dhe njerëz të fortë, thoshte prokurori, ndaj të cilëve janë duke u kryer hetime për të parë në qoftë se mund të klasifikohen si grupe të strukturuara apo organizata kriminale.
Nga ana tjetër, prokurori i posaçëm dhe të tre prokurorët në fakt, kanë pranuar se, arsye pse ne jemi duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, nuk lidhet me zhvillimet që ka pasur masa e pezullimit, pra atë që ndodhi në Gjykatë Kushtetuese apo qëndrimin që ka mbajtur kryeministri, por lidhet me faktin që ne kur e filluam këtë çështje, pra përveç se tashmë kemi të provuar përfshirjen në hetim, pra ndikimin e hetimit nëpërmjet prishjes së provave, intimidimit të dëshmitarëve e kështu me radhë, ne kemi sot të provuar edhe faktin që fillimisht asaj ju atribuan apo u ngarkua me dy fakte penale ose me dy procedura prokurimi publik, kurse sot kemi 11 të tilla, duke u provuar kështu edhe një element tjetër që kërkohet ashpërsimi i masës së sigurimit, fakti që kjo e pandehur ka rrezik për përsëritjen e të njëjtës vepër penale apo për kryerjen e veprave penale më të rënda sesa ato po themi që janë kryer deri më sot.
Dhe edhe ajo që vetë i cituar në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka thënë prokurori i posaçëm Prençi, që në qoftë se hipotetikisht në fillim rrezikonte 10 vite burg, sot që flasim rrezikon 35 vite burg dhe në këtë kuptim ekzistojnë të gjitha rrethanat që të kalojmë nga masa e pezullimit nga detyra, që është aktualisht në fuqi edhe me botimin ditën e sotme të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, në një masë më të ashpër, i cili, e cila, me sa kuptohet dhe sipas qasjeve që patëm prokurorët gjatë kësaj mbledhje, ata nuk do kërkojnë arrest shtëpie, por do kërkojnë arrest me burg. Në mënyrë, thanë ata, që ne të eliminojmë sa të jetë e mundur apo maksimalisht, të gjitha kontaktet që Belinda Balluku mund të ketë me vartësit e saj apo me njerëz të cilët kanë qenë të përfshira në këto afera. Për shembull u evidentua dhe po e mbyll, u evidentua fakti se Belinda Balluku gjatë kësaj periudhe, , në disa prej pozicioneve kyçe, Belinda Balluku ka emëruar njerëzit më të besuar të saj, të cilët edhe sikur, thoshin prokurorët, të mos jetë më ajo në detyrën e ministres, këta persona që ajo ka emëruar kanë aftësinë, kanë pushtetin dhe kanë kontrollin mbi vartësit e tyre për të ndryshuar deklarimet e tjera e të tjera. Dhe pamë edhe një gjë tjetër që Autoriteti Rrugor Shqiptar, që është në në zemër të këtij hetimi, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur, apo ka sjellë vonesa dhe zvarritje në vënien në dispozicion të dokumentacionit që i duhet prokurorëve të posaçëm për të vijuar me hetimet.
