Aktuale

“Ka shenja dhune në trup!”/ Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë, çfarë pretendojnë familjarët e 25-vjeçares

Familjarët e Xhuana Nikollit, 25-vjeçare nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas vetëhelmimit me fostoksinë, kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj partnerit të saj, Eraldo Fizi.

Policia e ka shpallur në kërkim Fizin, pasi familjarët kanë pretenduar se viktima ishte dhunuar dhe sipas tyre, ajo kishte shenja dhune në trup. Fizi akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Nga kontrollet e kryera deri tani, partneri i saj nuk është gjetur dhe hetimet janë në vijim.

Të Ngjashme