Kadri Kryeziu ka reaguar me tone të forta ndaj atyre që, sipas tij, arsyetojnë bashkëpunimin me Listën Serbe duke u thirrur në Planin e Ahtisaarit.
Ai i ka quajtur “Sinan Hasanë të ditëve të sotshme” ata që mbrojnë një qasje të tillë, duke theksuar se është dallim i madh mes përfshirjes në qeveri sipas kuotave kushtetuese dhe varësisë së Qeverisë nga votat e Listës Serbe, përcjell “Bota sot”.
Kryeziu ka shtuar se “historia e re e Kosovës ndahet në epokën para dhe pas Banjskës”.
Shkrimi i plotë
Sinan Hasanët e ditëve të sotshme, pra bedelët e Serbisë, janë ata që thonë: Plani i Ahtisarit na obligon të bashkëpunojmë me Listën Serbe.
Mos u bëni kinse nuk e dini: është një gjë përfshirja në kabinet qeveritar sipas kuotës kushtetuese dhe krejt tjetër gjë që Qeveria të të varet nga votat e Listës Serbe. Futeni në kokë që historia më e re e Kosovës ndahet në epokën para dhe pas Banjskës. Pikë!

