
Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka rikthyer në vëmendje momentin shumë virale, kur 10 vite më parë, Kadri Veseli i kishte mbyllur syrin gazetarit të këtij mediumi, gjatë një interviste.
Duke fol për prapaskenat e këtij momenti, Shala tha se Veseli e kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
“Z.Veseli nuk është ndier mirë në studio atë ditë, ka pasur problem me frymëmarrjen në ato momente, gazetari nuk e ka vrejtë.
Ka tentu me ja bë me shenjë disa herë se nuk po mundem pastaj është ndërpre dhe pas disa minutash ka vazhdu prapë”, ka thënë Shala.