Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kadrijaj nga AAK-ja: Vetëvendosje po shtrembëron interpretimin e vendimit të Kushtetueses

 
   

Deputetja e zgjedhur e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po shtrembëron interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetueses për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik, duke vazhduar të këmbëngulë për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Kadrijaj në një konferencë për media pas takimit të liderëve të subjekteve politike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka akuzuar këtë të fundit se nuk po dëshiron arritjen e konsensusit politik. Ajo tha se kanë kërkuar që në vazhdimin e radhës së seancës konstituive të dielën të mos hidhet në votim komisioni për votim të fshehtë pasi është antikushtetues.

Kadrijaj: Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdohet me votimin e komisionit

“Nuk ka konsensus edhe pse kemi kërkuar të krijohet konsensus, pasi partia në pushtet nuk e pranuar asnjë ofertë që ne e kemi ofruar. Aty ku iu konvenon Lëvizjes Vetëvendosje që me një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që i jep të drejtat për kandidim të kandidatit të partisë që ka më së shumti deputet, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për këtë kandidat, por tash me interpretimin tjetër të Kushtetueses janë munduar të shtrembërojnë plot pika të këtij aktgjykimi dhe të mos pranojnë asgjë, edhe periudhën kohore prej një muaji për konstituimin e Kuvendit, dhe ndryshimet e mënyrës së votimit… Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdohet me votimin e komisionit sepse nuk ka komision, dhe është e drejta e LVV që të kandidojë secilin që do, por edhe të sigurojë 61 vota për të kaluar kryetarin e Kuvendit. Forma e mënyra e përzgjedhjes së kryetares dhe nënkryetarët e Kuvendit nuk ka sens…”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka shprehur se pret reflektim nga ana e Kurtit dhe të mos kërkojë formimin e komisionit për votim të fshehtë, pasi kjo është kundërkushtetuese.