Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kallas: Inkurajoj partitë të dalin nga ngërçi e të krijohen institucionet

 
   

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila për herë të parë po qëndron në Kosovë, në konferencë për media tha se Kosova i përket familjes evropiane, por nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE. Ajo tha se përparimi arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme.

Sipas saj , Kosova duhet fillimisht të dorëzojë agjendën e reformave në mënyrë që të përfitojë nga Plani i Zgjerimit, por kjo tha ajo bëhet vetëm kur ka institucione funksionale, për çka u bëri thirrje partive që të dalin nga ngërçi.

“Së pari Kosova duhet të dorëzojë agjendën e reformave e pastaj do të jetë e pozicionuar ashtu siç duhet për të përfituar nga Plani i Zgjerimit, dhe që kjo të ndodhë, Kosova duhet të ketë institucione funksionale që në mënyrë efektive mund të zbatojnë reformat.

Për këtë arsye i inkurajoj gjitha partitë politike që të dalin nga ky ngërç politik që Kosova të përfitojë nga përkrahja jonë”, tha ajo.