Lajme

Kallas uron për formimin e Qeverisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”, duke uruar kryeministrin Albin Kurti.

Në shkrimin e saj, Kallas shprehet se “ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, duke paralajmëruar një takim mes Kurtit e Vuçiqit.

“Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat.

After more than a year of political deadlock, the formation of Kosovo’s new government is encouraging news. Congratulations @albinkurti!

What matters now that it moves swiftly on reforms. This is the fastest way to unlock EU support worth hundreds of millions of euros and have… pic.twitter.com/p3UUmYBIVT

— Kaja Kallas (@kajakallas) February 11, 2026Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, është shprehur Kallas.

Të Ngjashme