Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kallas vjen në Prishtinë pas disa javësh, shkak dialogu Kosovë-Serbi

 
   

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Mbrëmë është mbajtur edhe një darkë formale, pjesë e së cilës ndër të tjerë ishte edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka paralajmëruar që pas disa javësh do ta vizitojë Kosovën.

E po ashtu do të shkojë edhe në Beograd, për vendosur në tavolinë planin e saj për një rinisje të bisedimeve kosovaro-serbe që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes dy vendeve.