Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në lexim të parë Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Ky projektligj mori mbështetje edhe nga partitë opozitare, të cilët kërkuan nga Ministri i Shëndetësisë që të qartësojë disa paqartësi që, sipas tyre, e përcjellin këtë nismë ligjore.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami tha se projektligji është jetik dhe i shumëpritur për qytetarët, por mënyra se si ka ardhur në Kuvend është e papranueshme për PDK-në.
Ai shtoi se partia e mbështet në parim dhe do të kontribuojë mes dy leximeve për ta përmirësuar dhe bërë më të zbatueshëm.
Behrami: Për PDK ky ligj është përcaktues dhe jetik
“Për PDK ky ligj është përcaktues dhe jetik. Po ashtu edhe për qytetarët e Kosovës të cilët për një kohë të gjatë kanë pritur miratimin. Mënyra se si ka ardhur ky ligj deri në kuvend për PDK është e papranueshme. Në parim ne jemi për këtë ligj dhe në mes të dy leximeve ne si parti, eskpertët tanë do të sjellin një kontribut për ta bërë këtë ligj edhe më të m irë dhe të pranueshëm dhe të implementueshëm për qytetarët e republikës”, tha Behrami.
Nga LDK-ja, Armend Zemaj u shpreh se ligji është i rëndësishëm, por sfida kryesore nuk është mungesa e ligjit, por zbatimi i tij praktik. Ai theksoi mungesën e kapaciteteve dhe nivelin e pamjaftueshëm të sistemit informativ shëndetësor, duke shtuar se megjithatë e mbështesin në parim si një kërkesë e kahershme e qytetarëve.
Zemaj: Ngritja e kapaciteteve është tepër e rëndësishme për zbatimin ne praktike te këtij projektligji
“Është një ligj I rëndësishëm dhe krejt ajo insistimi jonë paraprak që të kemi kohë dhe shqyrtim të balancuar të ligjëve të rëndësishme e ka thelbin dhe ekspozenë që tha vetë ministri. Problem me sigurime shëndetësore, nuk është në mungesë të ligjit.. Nëse dëgjuat insistimin që shprehu ministri ka të bëjë me zbatimin praktik të sigurimeve shëndetësore. Në parim nuk e them që nuk ka qenë temë publike apo insistim I partive politike, ka qenë edhe premtim elektoral. Ngritja e kapaciteteve është tepër e rëndësishme për zbatimin ne praktike te këtij projektligji e cila akoma mungon. Sistemi informativ shëndetësorë nuk është në nivelin e avancimit ku mund të bazohemi ne në implementimin e këtij projektligji.. E përkrahim në parim sepse është pritje e gjatë e qytetarëve të republikës”, tha ai.
Daut haradinaj nga AAK-ja deklaroi se e mbështesin në parim projektligjin, ndonëse sipas tij është vonuar shumë. Ai ngriti shqetësime për paqartësi rreth zbatimit, veçanërisht për kategoritë sociale, mekanizmat e obligimit për punëdhënësit dhe mbulimin e familjarëve.
Haradinaj: Si do t’i trajtojë ky ligj te pa punët, të huajt pa shtetësi të Kosovës
“Në parim jemi pro të këtij projektligji dhe mendojmë se është tepër e vonuar. Por rreth zbatimit të ligjit mendoj se ministri ka me na ndihmu pak me informacione shtesë përshkak se ka shumë paqartësi sidomos tek kjo përmbushja e pakos pesë vjeçare. Tek kategoritë sociale, si do t’i trajtojë ky ligj te pa punët, të huajt pa shtetësi të Kosovës ka shumë pyetje për të cilat besoj se ministri do na sqaroj.. cilat janë mekanzimat që I obligon punëdhënësin npër zbatim, në çafrë forma, a është ministria e financave apo ATK-ja, ndarjet e përgjegjësive. Pastaj nëse një familje ka një të punësuar a e mbalon familjen, sa anëtarë të familjes I mbulon, fëmijët, bashkëshorten, prindërit?”, pyeti ai.
E kryetari i PDK-së, Bedri Hamza paralajmëroi se nëse nuk rriten shërbimet dhe furnizimi me barna, atëherë kostoja për qytetarët mund të rritet.
Hamza: Po qe se nuk rritet numri I shërbimve, furnizmi me barna, me këtë ligj kostoja do të jetë më e lartë
“Ligji ka qenë nuk është zbatuar, tash po vie një ligj tjetër që uroj se do të filloj së zbatuari. Ligji ka nevojë të jetë shumë më I qartë dhe specifik. Sot për shërbimet që ofrohen në sektorin publik shëndetësor thuajse janë falas, me një kosto shumë simbolike. Sa I përket shërbimeve, po qe se nuk rritet numri I shërbimve, furnizmi me barna, me këtë ligj kostoja do të jetë më e lartë”, tha Hamza.
Fillimisht ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor në seancën e jashtëzakonshme.
Vitia theksoi rëndësinë e tij, sipas të cilit pritet të përmirësojë ndjeshëm systemin shëndetësorë në vend.
Me sigurimin shëndetësorë, çdo qytetarë do të ketë qasje të barabartë në shërbimet bazë shëndetësore duke u reduktuar barrën financiare.
Vitia: Ky ligj pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin shëndetësor në vend
“Ky ligj pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin shëndetësor në vend. Është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë qytetarët e vendit. Me sigurimin e detyrueshëm, çdo qytetar do të ketë qasje të barabartë në shërbimet bazë shëndetësore, duke reduktuar ndjeshëm barrën financiare individuale dhe duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë. Gjithashtu, do të reduktojë rrezikun e falimentimit për shkak të shpenzimeve shëndetësore. Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor do të mundësojë një fokus më të madh në parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit publik. Me një bazë financimi të përbashkët, do të ketë mundësi për të investuar më shumë në programet parandaluese dhe ndërgjegjësuese”, tha ai.
Sipas Vitisë, ky ligj përfshinë funksionmimin dhe financimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë të Kosovës.
Vitia: Përfshirë funksionimin, financimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
“Me këtë projektligj rregullohet sistemi i sigurimit të kujdesit shëndetësor të detyrueshëm, duke përfshirë parimet, funksionet, të drejtat e përgjegjësitë e palëve të përfshira, personat e siguruar, modalitetet e kontributit, pakoja e përfitimeve që mbulohet nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm, marrëdhëniet kontraktuale me institucionet e kujdesit shëndetësor dhe barnatoret në lidhje me ofrimin, përdorimin dhe pagesën e shërbimeve shëndetësore dhe produkteve të dispensuara. Me këtë ligj themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, përfshirë funksionimin, financimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
