Aktuale

“Kam gabuar në jetë!”- U vetëplagos me armë zjarri në hotel, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares Natalia Murati, e cila është vetëplagosur me armë zjarri në mesnatë, në ambientet e një hoteli në Sauk.

Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur, ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë.

18-vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente. “Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, sipas njoftimi të policisë, në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.

Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, 22-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten.

Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe shtetasi Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç.

Burime bëjnë me dije se 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares Natali Murtati, është i biri i Sajmir Gjutës dhe Mirvete Rexhmati Gjutës. Ndërkohë, Vladimir Gjuta është xhaxhai i 22-vjeçarit, ndërsa Elvir Gjuta, kushëri i tij.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Të Ngjashme