Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamionët me mallra serbe, as transit nuk lejohen të kalojnë nëpër Kosovë

Bllokimi i mallrave serbe ka shkaktuar dëme të mëdha për bizneset kosovare. Në vendimin e Qeverisë në Kosovë nuk lejohen të hynë as mallrat e transitit.

Valon Gashi nga kompania transportuese e mallrave “Ideal Grup Sh.P.K”, ka thënë se nuk po i lejohet hyrja e mallrave serbe që janë të destinuara për tregun shqiptarë.

Nga data 14 qershor, kur edhe ka hy në fuqi vendimi, vlera e dëmit financiar për mallrat transit është mbi 20 mijë euro.

“Prej datës 14 qershor jemi me 3 kamionë aty vlera e mallit është 20 mijë euro që kanë, mallrat janë për tregun e Shqipërisë. Doganierët më kanë thënë që është ndërprerë edhe transiti. Më kanë thënë se Kosova i ka ndaluar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë”, tha Gashi.

Sipas tij, targat serbe po kalojnë nëpër Kosovë çdo ditë. Ndërsa me targa të Kosovës me mallra serbe nuk po i lejojnë as transit.

Në anën tjetër nga dogana e Kosovës, kanë thënë se vendimi i qeverisë i ndalon të gjitha mallrat serbe të hynë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga xhandarmëria serbe, i ka ndaluar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në vendin tonë.

Përllogaritet se rreth 70 milionë euro është vlera e mallrave të bllokuara në kufirin Kosovë-Serbi.