Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka thënë se hetimi për “Sarajevo Safari” kërkon urgjentisht një ekspertizë të pavarur dhe se presidenti serb Aleksandër Vuçiq duhet të merret në pyetje meqë shihet ne pamje që janë publikuar më parë.
Në rrjetin social “X”, Kandiq ka shkruar po ashtu se përveç Aleksandar Vuçiqit, është e domosdoshme të merret në pyetje edhe Vojislav Sheshelit, lidhur me deklaratat e Vuçiqit se ai kishte qenë përgjegjës për përkthimin për të huajt.
Këto kërkesa lidhen me dyshimet për manipulim të provave dhe rrethanave që shoqërojnë ngjarjet e dokumentuara në Sarajevë, përfshirë edhe rolin e aktorëve politikë dhe paramilitarë gjatë periudhës së luftës.
Ndryshe, hetimi italian për “Sarajevo Safari” do të nisë me marrjen në pyetje të të dyshuarit italian më 9 shkurt 2026.
“Gjithçka tregon se si Shesheli ashtu edhe Aleksandar Vuçiq mund të marrin një thirrje nga prokurori italian. Gjithçka tregon gjithashtu se bashkëpunimi i prokurorive të BeH dhe Serbisë me prokurorin italian i cili e ka filluar procedurën është i nevojshëm”, ka shkruar Kandiq.