Aktuale

Kaosi në Meksikë, Karamuço tregon historinë e shqiptarit: Ka 30 vite që jeton atje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa fliste për situatën e sigurisë në Meksikë, ndau edhe historinë e një shqiptari që prej tre dekadash jeton dhe operon në atë vend, duke bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese.

Sipas Karamuços, bëhet fjalë për një sipërmarrës që drejton një kompani të madhe në fushën e teknologjisë dhe forensikës, e cila, sipas tij, bashkëpunon edhe me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka treguar takimin me të gjatë një vizite në Meksikë.

“Në atë shtet për shembull, nuk e them dot me emër, po që në atë shtet ka një kompani shumë të madhe që merret me, edhe me forensikët, edhe me aparaturat dhe ndihmon edhe, madje edhe partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara, është një shqiptar.

Ka 30 vjet që jeton aty. Unë e kam takuar aty, është një nga njerëzit që ishte më i respektuar nga organet ligjzbatuese dhe ai ishte i çertifikuar nga Shtetet e Bashkuara, bënte vetëm këto punë. Krahas punëve të tjera të tij, në lidhje me teknologjinë edhe këto.

Por që më ka habitur, na ofroi biles aparatura për universitetin, po transporti dhe këto ishte e pamundur. Domethënë, ishin aparatura goxha që ai i kishte, nuk i apdetonte dot dhe tha do t’ia fal universitetit shqiptar”, tha ai në “Euronews Albania”.

Të Ngjashme