Lajme

Kapet sasi rekorde e drogës në portin e Belgjikës

Autoritetet në Belgjikë kanë thënë se kanë sekuestruar një sasi rekorde të kokainës në portin e Antwerpit vitin e kaluar.

Qyteti port është bërë porta kryesore e Evropës për kalimin e drogës nga Amerika e Jugut.

Ministri belg i Financave, Vincent Peteghem, ka thënë se 116 tonë kokainë u sekuestruan në Antwerp.

Besohet se vetëm një pjesë e vogël e drogës është detektuar kur ka arritur në port, raportoi BBC.

Doganierët patën thënë më herët se ata kurrë nuk do të mundnin të fitonin luftën kundër karteleve të fuqishme kriminale.



Të Ngjashme