
Avokati Gazmend Halilaj ka ngritur akuza të ashpra ndaj disa figurave që i quan “pseudo-komandantë”.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se për të çliruar Kosovën nga “kapot e krimit”, domethënë njerëzit që kanë përdorur luftën si mbulesë për veprime kriminale dhe abuzime, nevojitet një veprim ligjor i fuqishëm, konkretisht nga Gjykata Speciale.
Sipas tij, këta “pseudo-komandantë” gjatë luftës ishin sabotuës, ndërsa pas luftës janë vjedhësit dhe penguesit kryesorë të ndërtimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit.
Postimi i plotë:
MIQ TË DASHUR
Kosovës, për tu çliruar nga Kapot e Krimit, i duhet patjetër një goditje Ligjore prej së paku (30) Pseudo-Komandantve, të cilet gjatë luftës ishin sabotuësit me të medhenjë.
Ndersa pas lufë, vjedhësit me të medhenjë dhe penguësit e shtetit ligjor në veçanti, dhe shtet- ndertimit në përgjithësi.
KETË MUND TA BEJË, VETEM GJYKATA SPECIALE.
Psudo- Komandantët, erdhën në pushtet dhe e mbajtën atë duke instaluar frikë, përmes – Skuadrave vrastare, portalëve të kapura, burgosjes dhe etikëtimit të secilit qe u dilte para.
SËKENDEJMI – Me Doktor shkencë, qe s’ dijnë shkrim lexim, dhe multi milioner, pa i thanë puna mbarë askush, ne nuk mund të ecim para.