
Konservatori, Karol Nawrocki ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, sipas numërimit përfundimtar të votave të hënën.
Naërocki ka fituar me 50.89% të votave në një garë shumë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskoëski, i cili mori 49.11%.
Një sondazh i hershëm i publikuar të dielën në mbrëmje sugjeroi se Trzaskowski ishte drejt fitores përpara se sondazhet e përditësuara të fillonin ta përmbysnin pritshmëritë disa orë më vonë.
Rezultati sugjeron që Polonia mund të pritet të ndjekë një rrugë më populiste dhe nacionaliste nën udhëheqjen e udhëheqësit të saj të ri, i cili u mbështet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkruar AP.
Megjithëse pjesa me e madhe e pushtetit në sistemin politik i takon kryeministrit, roli i presidentit nuk është ceremonial.
Zyra ka fuqinë për të ndikuar në politikën e jashtme dhe për të vënë veton mbi legjislacionin.
Nawrocki do të pasojë Andrzej Dudën, një konservator, mandati i dytë dhe i fundit i të cilit përfundon më 6 gusht.
Sipas kushtetutës polake, presidenti shërben një mandat pesëvjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm një herë.