Lajme

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Të paktën katër persona janë vrarë në sulmet ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës së të mërkurës, njoftuar zyrtarët

Forcat ajrore ukrainase thanë se 129 dronë rusë u identifikuan gjatë natës, duke shtuar se nga këta 112 u rrëzuan ose u neutralizuan, raportoi Reuters.

Një dron rus u përplas me një shtëpi në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës gjatë natës. Sulmi shkatërroi plotësisht shtëpinë me tulla dhe e vuri në flakë, me familjen e bllokuar nën rrënoja, sipas zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv.

Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga viti 2022, ndërsa Rusia intensifikoi sulmet ajrore pas vijës së frontit, sipas Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në vend.

Lufta vrau 2,514 civilë dhe plagosi 12,142 në Ukrainë në vitin 2025 – 31% më shumë se në vitin 2024, tha raporti.

Guardian shkruan se ka aludime për presion të SHBA-së mbi Ukrainën për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe mundësisht para verës, madje edhe me koston e pranimit të lëshimeve të gjera.

Të Ngjashme