Një shpërthim dhe zjarr në një fabrikë biskotash në Greqinë qendrore vrau të paktën katër punëtorë dhe la një person të zhdukur, thanë autoritetet të hënën.
Shtatë të tjerë, përfshirë një zjarrfikës, u shtruan në spital pas shpërthimit në fabrikën e biskotave Violanta pranë qytetit të Trikalës , rreth 320 kilometra në veri të Athinës.
Sipas raportimit tw Associated Press, shpërthimi ndodhi gjatë turnit të natës dhe zjarri që rezultoi e dogji impiantin. Ekipet e zjarrfikësve luftuan me flakët për orë të tëra përpara se të nxirrnin katër trupa – të gjitha gra – nga ndërtesa e shkatërruar.
Policia tha se hetuesit dyshojnë se shpërthimi mund të ketë ndodhur pranë furrave, të cilat punojnë pa ndërprerje. Gjashtë punëtorë dhe një zjarrfikës po trajtohen në një spital në Trikala, asnjëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Hetuesit e zjarrvënies së qëllimshme dhe ekipet e emergjencës mbetën në vendngjarje ndërsa autoritetet punuan për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
