
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes hetuesve të Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar dje katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.
Media mëson se policët e arrestuar janë pjesëtarë të gjeneratave të reja dhe pa përvojë të gjatë në polici.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se më 13 shtator 2025, zyrtarët nuk kanë proceduar një rast penal në lidhje me “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe kanë fshehur, si dhe manipuluar provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.