Lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

 
   

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë 25.08.2025, 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Podujevë 25.08.2025 20:47 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta sulmonte fizikisht. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 25.08.2025 18:00 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Ferizaj 24.08.2025, 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj saj. Nën dyshimin se personi posedon armë është bërë bastisja në vendin e tij të punës ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri pistoletë me karikator, 28 fishekë, një fishek tjeter si dhe një leje për armë shenjtërie. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme