Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se sonte rreth orës 20:25, njësia A5 është ndalur nga operimi.
Kjo pasi si pasojë e rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra.
KEK thotë se vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim.
Njoftimi i plotë:
Njësia A5 ndalet për sanimin e rrjedhjeve të ujit – në operim stabil mbesin katër njësi
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra.
Ndalja e njësisë është realizuar në përputhje të plotë me standardet teknike dhe operative të sigurisë, me qëllim të parandalimit të çfarëdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.
Aktualisht, KEK sh.a. vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër (4) njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2. Për qartësi dhe transparencë ndaj opinionit publik, theksohet se në kushte të zakonshme operimi KEK funksionon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta është angazhuar maksimalisht për të vënë në operim edhe njësinë e pestë. Si rezultat i këtij angazhimi, KEK ka arritur të operojë, për një periudhë, edhe me pesë njësi prodhuese njëkohësisht.
KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe efikas të kapaciteteve prodhuese, duke zbatuar masa të rregullta parandaluese dhe mirëmbajtëse, me qëllim të garantimit të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.)
