Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KEK njofton për shtyerjen e afatit për lidhjen e kontratave FMF me biznese

 
   

Korporata Energjetike e Kosovës u ka bërë thirrje bizneseve për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike.

Sot ishte afati i fundit për lidhjen e kontratave FMF, megjithatë KEK njofton se pas interesimit të lartë afati është shtyer edhe për një ditë shtesë, transmeton KosovaPress.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë: 12.06.2025”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e tretë që shtyhet afati për lidhjen e kontratave FMF. Bizneset kosovare sot protestuan kundër vendimit të liberalizimit të tregut energjetik.

“Mos na lini pa punë”, “Liberalizmi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”, “Mos na ndalni prodhimin”, “Mos e favorizoni importin”, “Mos na shumëfishoni faturat”, ishin disa nga thirrjet e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat në protestën paqësore në Prishtinë.