Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kelmendi pyet kush s’po e zbaton Ligjin e ri për KPK-në, Shabani i përgjigjet: Në krye të institucionit e ke

 
   

 Në mbledhjen e 270-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me rastin e diskutimit për pagat e anëtarëve joprokurorë, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi parashtroi pyetje se kush nuk po e zbaton Ligjin e ri për KPK-në, e për këtë u përgjigj anëtari Veton Shabani, duke i thënë se personi në fjalë është krye të institucionit, rrjedhimisht nënkupton kryesuesin Ardian Hajdaraj.

“Meqenëse po me bën pyetje direkte, kurrë në jetë s’kam mendu se ka me votu për me zbatu ligjin, për mua është problematike kush s’pe zbaton, është problem dhe ka përgjegjësi ai person kush ka thanë mos me zbatu ligjin. Sinqerisht s’e di kush i ka thanë administratës nëse ka diskutu, i ka thanë mos me zbatu”, deklaroi Kelmendi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtu reagoi anëtari Shabani, duke aluduar në kryesuesin Hajdaraj.

“Në krye të institucionit e ke”, tha Shabani.

I gjithë ky diskutim erdhi pas kërkesës së anëtarëve joprokurorë të KPK-së, Visar Krasniqi dhe Dardan Vuniqi lidhur me pagat që kanë si anëtarë në KPK.