Nëse udhëtimi me aeroplan, apo edhe mendimi për të, ju shkakton ankth të fortë, simptoma fizike (dridhje, vjellje, rrahje të shpejta të zemrës, gulçim) ose ndonjë mosfunksionim në jetën tuaj personale, atëherë është një fobi. Dhe si çdo fobi, edhe kjo është pjesë e çrregullimeve të ankthit. Por një stjuardesë përpiqet të largojë aerofobinë tuaj duke propozuar katër zgjidhje në TikTok.
Do t’ju duhet të paguani më shumë
Kjo lëvizje është e nevojshme për të zgjedhur ndenjësen e duhur për një udhëtim me më pak frikë. Stjuardesa pohon se zgjidhja më e mirë është të zgjedhësh një vend që do të jetë afër krahëve të avionit. Krahët janë një vend që nuk ka aq shumë turbulenca në krahasim me bishtin e avionit, ku zakonisht kërcen pak më shumë.
Njoftoni stjuardesat për aerofobinë tuaj
Është e rëndësishme të njoftoni stafin për çdo fobi në lidhje me fluturimin, pasi stjuardesat janë zakonisht ato që japin këshilla dhe qetësojnë pasagjerët në ankth. Të silleni çuditshëm për shkak të panikut tuaj nuk do ta lehtësojnë situatën.
Vendosni kufjet për të larguar zhurmat e jashtme
Zhurma e ngritjes dhe uljes së avionit dhe gjithashtu të pasagjerëve të tjerë shkakton ankth, kështu që kufjet janë një zgjedhje e mirë. Sidomos në fluturimet e gjata, ato do të jenë shumë të dobishme, raporton abcnews.al
Mos e përjashtoni kërkesën për ndihmë
Nëse shihni që fobia juaj vazhdon, është mirë të kërkoni ndihmën e një eksperti dhe të filloni trajtimin. Nëse asgjë tjetër nuk ju relakson, mund ta lini veten në duart e ekspertëve.
Mos harroni se si me çdo çrregullim ankthi, është mungesa e kontrollit që shkakton simptomën dhe personi duhet ta shohë dhe ta trajtojë atë në mënyrë që fobia të zhduket.
Përveç të gjitha sa më sipër që është mirë të provoni, është e rëndësishme të mbani mend sa herë që ndiheni të shqetësuar dhe në panik, se aeroplanët janë një nga mënyrat më të sigurta të transportit. Është edhe më i sigurt se makina.