Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i kritikuar për qëndrimet e tyre politike ndër vite.
Në një postim, Gashi tha se opozita “nuk ka vota për President”, por sipas tij ka pasur vota për çështje të rëndësishme si Asociacioni, Demarkacioni me Malin e Zi, Gjykata Speciale dhe amnistimin e krimeve serbe.
Ai shtoi se mosvotimi i presidentit po bëhet, sipas tij, për arsye politike kundër Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, duke paralajmëruar se një qasje e tillë “i bën keq Kosovës dhe opozitës”.
Postimi i plotë:
Këta nuk kanë vota !
Këta nuk kanë vota për President !
Por kanë pas vota me votu asociacionin me kompetenca ekzekutive!
Kanë pas vota për me votu demarkacionin me Malin e Zi !
Kanë pas vota me votu Gjykatën Speciale!
Kanë pas vota mi amnestu krimet Serbe!
Këta nuk kanë vota për President sepse:
Këta mendojnë duke mos e votu Presidentin VETEVENDOSJEN me fajsu dhe ALBINI mos me Fitu .
Nëse kështu mendoni bahet keq për Kosovën e ma keq për ju !
