Lajme

Kërcënohet kryetari i Kamenicës, i dyshuari shoqërohet në Polici

 
   

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj është kërcënuar nga një person të mërkurën në mesditë.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda PK-së për kërcënimin ndaj kryetarit të Kamenicës.

Ndërsa, rasti i kërcënimit është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës

“Sheshi-Metush Krasniqi, Kamenicë 20.12.2023 – 13:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme