Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërkesa e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Thirrjet të merren parasysh

 
   

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Në raport eurodeputetët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës.

Aty theksohet se masat nuk janë të justifikueshme pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së.

Deputetja britanike Alicia Kearns e ka cilësuar si një zhvillim të vonuar, por të domosdoshëm.

“Lajm i vonuar prej kohësh dhe jashtëzakonisht i mirëpritur – ekuilibri duhet të kthehet në botë, dhe veçanërisht në qasjen e BE-së ndaj Ballkanit. Shpresoj që këto thirrje të merren parasysh,” ka deklaruar Kearns.