Lajme

Kërkohet hetim për rastin e fëmijës në Lipjan

Familja e fëmijës 5 vjeçar të abuzuar ditë më parë, nuk është e panjohur nga institucionet. Të njëjtës, përgjatë vitit 2022, për shkak të mungesës së kujdesit e kushteve ekonomike, iu morën fëmijët nga kujdesi prindëror. Megjithatë, me vendim të Gjykatës, ata ishin rikthyer sërish në familje.

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan ka qëndruar edhe Inspektorati për Shërbime Sociale, i cili pritet të dalë me gjetjet lidhur me ecurinë e trajtimit të këtij rasti.

Për çështjen e përgjegjësive ka folur edhe Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, Blerim Shabani.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës, për të cilën u desh ndërhyrje urgjente mjekësore, përgjegjësia institucionale mbetet ende e paqartë. Qendra për Informim dhe Përmirësim Social, jep sqarime për trajtimin e këtij rasti që nga viti 2022, përfshirë përgjegjësinë institucionale dhe çështjen e menaxhimit të rasteve, pa anashkaluar edhe aspektin e shëndetit mendor.

Rasti i abuzimit të një fëmijë, nxiti reagim edhe të organizatave e shoqërisë civile. Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka kërkuar hetim të plotë institucional, duke përfshirë të gjithë zinxhirin e institucioneve të përfshira dhe marrjen e masave në përputhje me të gjeturat, me qëllim sigurimin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale.

Të Ngjashme