Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas paraqitjes së raportit nga Komisioni për Emërimin dhe Rekrutimin e Gjyqtarëve, miratoi propozimin drejtuar presidentes së Republikës së Kosovës për dekretimin e 15 gjyqtarëve me mandat fillestar në gjykatat themelore.
Sipas KGJK-së, lista i propozohet presidentes së Republikës së Kosovës për procedim të mëtejmë.
Kjo bëhet në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.
