Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Në urimin e publikuar më 7 tetor, Këshilli ka shprehur respekt dhe vlerësim për angazhimin e Shiroka-Pulës në shërbim të publikut dhe të vendit ndër vite.
“Ju dëshirojmë një mandat të suksesshëm në shërbim të të gjithë qytetarëve, në përfaqësimin dinjitoz të vendit dhe në forcimin e marrëdhënieve me vendet mike e aleate”, thuhet në urimin e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.
Në njoftim, Këshilli ka bërë të ditur gjithashtu se mirëpret bashkëpunimin me Zyrën e Presidentes, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar angazhimin dhe bashkëpunimin në funksion të interesave të Republikës së Kosovës.
Urimi vjen pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës në krye të shtetit, në një pozitë që përfshin përfaqësimin e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit.
