Lajme

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Këtë të hënë do të mbahet  mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për zv.kryeministren e njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kjo e fundit është pezulluar nga detyra, ndërsa SPAK kërkon arrestimin.

Në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i SPAK, Klodian Braho, prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli.

Balluku nuk do të jetë e pranishme në mbledhje, ndërsa ka dërguar dy avokatët e saj, Pamela Qirko dhe Ardian Kalia./tvklan/

 

Të Ngjashme