Lajme

“Kështu kanë vendosur PDK-ja bashkë me Haxhiun, Buzhalën…” – Gacaferi kritikon LDK-në

 
   

Luan Gacaferi tha se vendimi për konfirmimin e Lumir Abdixhikut tregon se LDK po shkon drejt “muzeumit politik” dhe u shpreh se partia po trajtohet si spektatorë nga oligarkë dhe ndikime të jashtme.

Ai e konsideroi procesin si një përzgjedhje e PDK-së dhe personave të lidhur me të.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku kinse po jep dorëheqje. Partia kinse nuk po e pranon. Dorëheqje që s’dorëhiqet, refuzim që s’refuzon, dhe politikë që vazhdon të na trajtojë si spektatorë naivë.

Sidoqoftë një gjë është e sigurt, LDK’ja, po shkon drejt muzeumit politikë, pra përfundimisht është kthyer në një parti politike qe po vdes politikisht, sepse kështu kanë vendosur PDK’ja bashk më Baton Haxhiun, Berat Buzhalën dhe disa të tjerë si këta!

Ajo qe sot ka ndodhur nuk është asgjë tjetër veçse një përzgjedhje e PDK’së, anal-istave dhe oligarkëve qe Lumir Abdixhiku të jetë i përzgjedhuri i tyre për ta dërguar LDK’në te varrezat politike!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për LDK’në e Ibraim Rugovës!

 
 
 
 

 

Të Ngjashme