Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këta janë 7 policët që dyshohen se keqtrajtuan dy persona në stacionin policor në Podujevë

 
   

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka rekomanduar Policisë suspendimin edhe të shtatë policëve për një rast dyshimi për keqtrajtim në stacionin policor të Podujevës që ndodhi muajin e kaluar.

Fillimisht, më 10 nëntor ishin suspenduar katër policë që dyshohet se kishin keqtrajtuar dy qytetarë, një prej tyre i mitur, brenda stacionit policor në Podujevë ku ishin në ndalim.

Hetuesit e IPK-së më pas zgjeruan hetimet dhe arritën në përfundimin se në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe shtatë policë – gjashtë me detyrë në stacionin policor në Podujevë dhe një në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Për ta është rekomanduar suspendimi.

Media mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për: 

Riad Ahmeti – Polic, Podujevë,

Sadat Cakiqi – Toger, Podujevë,

Fatlum Hyseni – Polic, Podujevë,

Florent Ahmeti – Hetime Rajonale, Prishtinë,

Albin Hasani – Polic, Podujevë,

Altin Hoti – Polic, Podujevë, dhe

Muhamet Avdiu – Polic, Podujevë.

Gjashtë policë dyshohet për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

“Bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.