Lajme

Këta janë pesë serbët e arrestuar për krime lufte në Syriganë të Skenderajt

Pesë serbë janë arrestuar sot në aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Këta dyshohen për krime të luftës gjatë luftës së fundit, vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt në periudhën maj-qershor 1998-të.

Raportohet se të arrestuarit janë:

Sinisha Tomaseviq, Ratko Krakoviq, Nebojsha Tomaseviq, Goran Tomaseviq, dhe Predrag Tomaseviq.

Gjithashtu sipas informacioneve, Sinisha Tomaseviq, është vëllai i Tadish Tomaseviq, i cili është shef i stacionit policor në Syriganë.

Hasani deklaron se nga gjashtë viktimat, njëri nga ata rezulton ende i zhdukur.

Të Ngjashme