Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këto janë adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një Qendër Votimi.

Më 12 tetor, do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.

Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.

 Image
 Qendrat 
 

KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët e kanë emrin në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.

Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.