Lifestyle

Këto janë shtetet ku burrat humbin më së shumti flokët

Një studim i publikuar  së fundmi ka zbuluar se në disa vende të botës, burrat përballen shumë më shpesh me rënie të flokëve dhe tullaci të trashëguar gjenetikisht.

Referuar të dhënave, Spanja renditet në krye të listës me përqindjen më të lartë të burrave që kanë humbur flokët ose po përballen me rënie të tyre, me rreth 44.5 për qind.

Pas Spanjës renditen:

  • Italia me 44.37%
  • Franca me 44.25%
  • SHBA-ja me 42.68%
  • Gjermania me 41.51%Studimi thekson se normat më të larta të rënies së flokëve shfaqen kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndonëse fenomeni është i pranishëm edhe në rajone të tjera të botës, transmeton tutje albinfo.ch.

    Një nga faktorët kryesorë konsiderohet predispozita gjenetike. Ekspertët theksojnë se personat që kanë prindër me probleme të rënies së flokëve kanë rrezik më të lartë që të përballen me të njëjtin fenomen.

    Sipas raportit, edhe Zvicra renditet relativisht lart në listë, duke u pozicionuar në vendin e 17-të, me rreth 38.53 për qind të burrave që vuajnë nga tullacia ose rënia e flokëve.

    Studimi është bazuar në një anketë online të shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të tjera digjitale, ku morën pjesë më shumë se 4 mijë persona nga vende të ndryshme të botës.

Të Ngjashme