Lajme

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30)

Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Salla e seancave, ora 10:00)

Hapet ekspozita “Personalitete të Kosovës në qeveritë e Shqipërisë, 1920–1944, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ekspozita është përgatitur me materiale arkivore nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

Përurohet Qendra e Qëndrimit Ditor për të moshuar. (Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Gjilan, ora 11:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë, ora 11:00)

Promovohet libri “Kur heshtja flet” – e vërteta e shprehur nga Haga, i autorit Ahmet Shala. Marrin pjesë personalitetet dhe udhëheqës shtetëror, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (Hotel Emerald, ora 12:00)

Në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë, bëhet rivarrimi i dëshmorit të atdheut, Jeton Idriz Hoxha. (Kompleksi i Dëshmorëve në Shqiponjë, Gjakovë, ora 12:00)

Fjalët përfundimtare në rastin e Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 13:15)

Të Ngjashme