Horoskopi

Këto shenja horoskopi kanë historitë më “të çmendura” të dashurisë

Marrëdhëniet romantike janë gjithmonë unike, por pavarësisht dallimeve, shumica ndjekin disa “rregulla” të pashkruara. Megjithatë, ka disa njerëz që duket sikur nuk i përkasin kësaj kategorie. Për ta, dashuria nuk është lineare, e parashikueshme apo tradicionale, përkundrazi, është një aventurë plot kthesa, rikthime dhe zgjedhje që shpesh sfidojnë normat shoqërore.

Sipas Astrology, tre shenja dallohen për mënyrën se si përjetojnë dashurinë: marrëdhëniet e tyre janë të ndërlikuara, të pazakonta dhe shpesh duken si histori të dala nga një film.

Dashi është i guximshëm, impulsiv dhe gjithmonë në kërkim të emocioneve të forta. Kjo shenjë nuk duron rutinën dhe shpesh zgjedh marrëdhënie që të tjerët do t’i konsideronin “të rrezikshme” apo të komplikuara. Dashët nuk kanë frikë të rikthehen te një dashuri e vjetër apo të provojnë diçka të re, vetëm për të mos rënë në monotoni. Për ta, dashuria nuk duhet të ketë kufij, as gjeografikë, as kulturorë.

Shigjetari jeton për eksperiencat dhe kjo reflektohet edhe në marrëdhënie. Ata janë të prirur drejt romancave në distancë, lidhjeve ndërkulturore apo marrëdhënieve që kërkojnë durim dhe kohë. Për Shigjetarin, dashuria është një udhëtim që mund të përballojë çdo sfidë. Ata besojnë se lidhjet e vërteta mund të mbijetojnë edhe pas ndarjeve të gjata dhe shpesh rikthehen më të forta se më parë.

Ujori, nga ana tjetër, është ndoshta më jokonvencionali nga të tre. I pavarur dhe mendjehapur, ai shpesh i jep përparësi lidhjes shpirtërore dhe miqësisë mbi format tradicionale të romancës. Ujorët nuk kanë frikë nga marrëdhëniet jo tipike, qofshin ato në distancë, me diferenca të mëdha moshe apo edhe forma alternative të lidhjeve. Për ta, dashuria nuk ka rregulla dhe nuk duhet të kufizohet nga pritshmëritë e shoqërisë.

Të Ngjashme