Ushtarët e Batalionit RC-E Maneuver, që shërbejnë nën misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, zhvilluan një Ecje të Komandës së Incidentit, e cila synonte testimin e procedurave dhe metodave të koordinuara për të siguruar gatishmëri të lartë operative dhe reagim efektiv ndaj çdo sfide të sigurisë.
Kfor njofton se stërvitjet e këtij lloji theksojnë rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilat mbështesin misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes.
Operacionet zhvillohen në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX).

