KFOR ka njoftuar se ushtarët e këtij misioni, kanë zhvilluar një trajnim praktik për shpëtimin e jetës me ofruesit lokalë të kujdesit shëndetësor në një klinik në Obiliq.
Në njoftimin e KFOR thuhet edhe se aktiviteti ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit dhe në përmirësimin e aftësive për reagim në emergjenca mjekësore mes personelit të KFOR-it dhe profesionistëve lokalë të mjekësisë.
Postimi:
Ushtarët nga Task Force Medical, të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan trajnim praktik për shpëtimin e jetës me ofruesit lokalë të kujdesit shëndetësor në një klinikë në Obiliq/Obilić, Kosovë. Ky aktivitet ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit dhe në përmirësimin e aftësive për reagim në emergjenca mjekësore mes personelit të KFOR-it dhe profesionistëve lokalë të mjekësisë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
