Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​KGJK dënon fuqishëm ndërhyrjet politike në PZAP

 
   

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon me shqetësim ndërhyrjet politike ndaj PZAP, dhe thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend.

Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë, thuhet në reagim.

KGJK kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore, duke paralajmëruar se do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.