Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​KGJK-ja shpall konkurs për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë

 
   

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të shpallet konkurs për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Kjo pasi në mbledhjen e 355-të të KGJK-së, Albina Shabani-Rama është avancuar në pozitën e gjyqtares pranë Departamentit Special të Gjykatës së Apelit.

Në këtë mbledhje u vendos po ashtu që në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryetares së Gjykatës në Prishtinë, të jetë Ilire Vitija. Ajo deri më tani ushtronte pozitën e nënkryetares së Gjykatës.

Në këtë mbledhje, gjyqtari Migjen Kastrati u zgjodh në pozitën e mbikëqyrësit të Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Istog, ndërsa gjyqtarja Fëllanza Knushaj u zgjodh kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Të dy, me mandat 5-vjeçar.