Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kimete Berisha: Djemtë e varfër i gjuajnë si gurët nga ndërtesat e larta…

Lament nga kati më i lartë!
Përditë.
Djemtë rrokullisen si gurët nga ndërtesat e
larta.
Dielli e pjekë tjegullën në
dorën e tij
E shiu ia merr mendë si një kujtim që aq fort dhemb.
I uritur,
I vetmuar,
I braktisur nga drejtësia.
Shumë i mërzitur.
Si në ëndrrën e Avicenës,
Duke ndërtuar kulmin e huaj
e gjen vdekjen e tij.
Se…
S’ka stinë trishtimi i tij.
Më e lehtë, vdekja.
Atdheu i pastron paratë me gjakun e djemve të varfër,
Se është atdhe i ulët i ndërtesave të larta, ky.
është fantazmë,
ku nuk banon njëri,
ku më shumë ka shtëpi se njerëz,
që vdesin duke ndërtuar shtëpi të shkreta,
shtëpi për hije,
për shpirtëra të ngujuar.
…është Atdhe që të vret,
se je i varfër ti,
se jeta jote kushton lirë,
shumë lirë,
Se…si mund të kushtojë shtrenjtë – varfëria…
I vrasin djemtë e varfër,
I mbysin,
Për një kapuç,
Për një litar,
Për një copë bukë.
Dhe…
E shkruajnë vdekjen e tyre,
Pronarët e vdekjes së tyre,
e parashkruajnë fundin e tyre,
që kushton,
sa një bukë,
më lirë se guri,
guri që rrokulloset,
Prandaj për bukën e tyre nuk lidhin as kontratë.
Në këtë qytet të mallkuar
Nuk ka kulm që nuk u la me
gjak.
Djemtë e varfër rrëzohen nga ndërtesat e larta,
përditë.
bien,
si gurët rrokullisen…
Për një kapuç,
për një litar,
për një bukë.
…se kushtojnë lirë,
sa guri që bëhet trohë-trohë derisa bie.
-.Më e lehtë, vdekja.
Ata rrokullisen dhe bien,
su të vetmuarit që i merr malli për vdekje.
Bien.
Për një litar në të cilin njëmijë veta janë varë,
Për një bukë të pagatuar.
Bien dhe vdesin,
Për një kapuç, që kushton sa një bukë.
– Se djemtë e varfër i gjuajnë si gurët nga ndërtesat e larta…
P.S.
‘Një lule vyshket
kur shiu nuk e lag,
Një zemër vdes kur dashuri më s’ka,
Kjo vjeshtë po ikën dhe dimri do të vijë
Por jo pa ty’!!