Ambasada kineze në Beograd njoftoi sot se e vlerëson shumë faktin që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, hodhi poshtë dhe dënoi publikisht deklaratën raciste të një mediaje të caktuar në lidhje me Kinën dhe theksoi se Kina dhe Serbia ndajnë një miqësi të thellë tradicionale dhe se deklarata radikale e një individi nuk përfaqëson qëndrimin e popullit serb.
Ambasadori kinez në Serbi, Li Ming: Strategjia “Serbia 2030″ përkon me Planin e Pesëmbëdhjetë Pesëvjeçar të Kinës.
” Jemi të bindur se, nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shteteve, miqësia e fortë e Kinës dhe Serbisë do të jetë edhe më thellë e rrënjosur në zemrat e popujve , si dhe se ndërtimi i bashkësisë së Kinës dhe Serbisë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re do të ngrihet vazhdimisht në një nivel të ri dhe më të lartë”, deklaroi ambasada në një postim në rrjetin social X.
Të martën, Aleksandar Vuçiç , duke komentuar raportimet e disa mediave që u përpoqën të minimizonin rëndësinë e vizitës së zyrtarëve nga provinca kineze Hubei, tha se kishte mësuar për këtë dhe se “u kërkonte falje miqve dhe mysafirëve kinezë për mesazhet raciste”, të cilat ai tha se vinin nga një pjesë e publikut që nuk i përket popullit serb.
