Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kirurgu Baton Kelmendi pranohet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

 
   

Kryesuesi i Komitetit të Traumës në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendi, është pranuar zyrtarisht si anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (FACS – Fellow of the American College of Surgeons), një prej titujve më prestigjiozë në fushën e kirurgjisë në nivel global.

Ky vlerësim i lartë iu dha Dr. Kelmendit gjatë Kongresit vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, ku anëtarësia FACS u ofrohet vetëm atyre kirurgëve që kanë kaluar me sukses një proces rigoroz të vlerësimit profesional, përfshirë arsimimin, trajnimin, kualifikimet shkencore dhe klinike, kompetencën kirurgjikale dhe sjelljen etike, duke përmbushur kështu standardet më të larta të kësaj organizate ndërkombëtare.

Ky moment përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën e Dr. Kelmendit, por edhe për komunitetin mjekësor kosovar, duke dëshmuar përkushtimin e tij të palëkundur ndaj përsosmërisë në kirurgji, kujdesit ndaj pacientit dhe lidershipit profesional.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka përgëzuar Dr. Kelmendin për këtë sukses të merituar, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së kirurgëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.