Lajme

Kjo është 30-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës

 
   

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës. 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.

Media mëson se viktima është Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare.

Lajmin për median e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër i aksidentuar është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme