Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.
Burime të mediave pohojnë se viktima në fjalë është Sabrije Rogova, 67-vjeçare.
Burimet pohojnë se Rogova kishte tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga ura.
Rastin për media e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor” deklaroi Elezaj.
Fatkeqësisht, viktimës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.
“Rreh orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë” shtoi Elezaj.
