Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kjo është agjenda e takimeve në Bruksel

 
   

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke qëndruar në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas agjendës që është publikuar në faqen e BE-së, Borrell fillimisht do ta takojë Vuçiqin.

Pastaj ai do ta takojë kryeministrin Kurti dhe pas kësaj do të ketë deklaratë për media.

Në këtë takim do të diskutohet rreth asaj se si të gjendet një zgjidhje që do të kontribuojë në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe në përmirësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.