Lajme

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen më të fundit në pikat e kalimit kufitar, ku në disa vendkalime janë regjistruar pritje më të gjata për automjetet.

Pika më e ngarkuar aktualisht është Jarinja, ku pritjet për automjete zgjasin 45 deri në 50 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndërkaq, në Dheun e Bardhë pritjet janë rreth 30 minuta në të dy drejtimet, me kolona deri në 300 metra, ndërsa në Muçibabë qytetarët presin 40 minuta në hyrje, ku është krijuar kolonë prej 500 metrash.

Pritje më të gjata raportohen edhe në Merdarë, me 15-20 minuta në hyrje dhe 25-30 minuta në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Hani i Elezit, Kullën, Glloboqicën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet janë të shkurtra dhe lëvizin nga 2 deri në 15 minuta.

Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara. Të dhënat janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Të Ngjashme